Holly: Ëndërroj të jetoj në Los Anxhelos

01/03/2016 00:00

Njëra nga modelet më të famshme britanike, Holly, e cila është bërë e famshme falë fotove të saj në “Faqen 3” të gazetës së famshme britanike “The Sun”, ka thënë se dëshiron të jetojë në Los Anxhelos.

29-vjeçarja nga Mançesteri ka deklaruar se dëshira e saj është që të udhëtojë sa më shumë, por dëshiron që të ketë një punë në LA. “Do të doja shumë që një ditë të jetoja në Los Anxhelos”, tha ajo.

Ajo që tani ka siguruar një punë në Japoni dhe Australi duke bërë që të nisë realizimin e ëndrrës së saj për të parë botën, ndërsa me format që ka dhe stilin e jetesës në LA së shpejti mund t’i ofrohet ndonjë punë edhe në qytetin e saj të ëndrrave.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel