Stadiumi i ri, mbyllet afati i tenderit

29/02/2016 00:00

Është mbyllur këtë të hënë afati i tenderit për projektin e stadiumit të ri kombëtar “Qemal Stafa”.

12 kompani të huaja dhe shqiptare kishin shprehur interesin e tyre, por ofertë konkrete ka sjellë vetëm shqiptarja “Alb-Star SHPK”.

Ndërkohë, pritet të hapet brenda ditës oferta me projektin dhe skema e financimit. Grupi i vlerësimit të ofertës përbëhet nga drejtues të lartë të qeverisë dhe FSHF-së.

Top Channel