Liverpool është ‘fiksuar’ pas Ter Stegen

27/02/2016 00:00

Liverpool vazhdon të këmbëngulë për të sjellë në Anfield Marc Andre Ter Stegen. Sipas medias spanjolle, skuadra e ‘The Reds’ tashmë e ka bërë lëvizjen e saj në drejtim të portierit 23-vjeçar të Barcelonës, me të cilën ai ka një kontratë deri në vitin 2019.

Gjithnjë sipas medias iberike, shifra që Liverpool është gati të derdhë në arkat e klubit katalanas është 19 milionë Paund.

Ter Stegen u transferua në Barcelonë në verën e vitit 2014 nga Borussia Monchegladbach për shifrën e 12 milionë euro, por nuk mundi të fitojë vendin e titullarit, pasi paraqitjet e kilianit Cladio Bravo, i ardhur gjithashtu në verën e vitit 2014 ishin më bindëse.

Top Channel