Sherri mes dy femrave dhe Fowler bën arbitrin

24/02/2016 00:00

Ylli i futbollit amerikan, Dante Fowler është filmuar teksa bën sehir gjatë sherrit të nënës së fëmijës së tij dhe të dashurës.

TMZ ka postuar pamjet e sherrit, ku lojtari i Jacksonville Jaguars duket sikur luan rolin e arbitrit mes femrave, të cilat grinden para derës së ashensorit në një apartament.

Por në fund të pamjeve, duket se ai ndan vajzat duke tërhequr njërën prej tyre që TMZ thotë se është e dashura. Policia thotë se nuk ka pasur raportime për incidentin dhe nuk ka asnjë të arrestuar për këtë.

Më pas Fowler ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi, ku shprehet i keqardhur për veprimet e tij. “Si familje, ne kemi parë këtë moment dhe konfliktin që ndodhi. Kjo video është një kujtim i keq se emocionet mbizotërojnë tek ne. Marr përsipër 100 për qind përgjegjësi për gjithçka çfarë ndodhi”.

Top Channel