Sulmohet me vezë Albin Kurti

19/02/2016 00:00

Përveç gazit lotsjellës në Kuvend, jemi mësuar edhe me protestat e shpeshta me vezë të aktivistëve dhe drejtuesve të Vetëvendosjes.

Në jo pak raste kjo lëvizje ka hedhur vezë në drejtim të godinës së Qeverisë apo qeveritarëve të Kosovës, por këtë herë është e kundërta.

Deputeti i Vetëvendosjes, ish-kryetar i saj, Albin Kurti ka qenë viktimë e një sulmi me vezë nga dy persona.

Kurti është sulmuar me vezë nga dy persona brenda rrethimit të Kuvendit dhe gjithçka është kapur nga kamerat e Kallxo.com.

Menjëherë pas aktit dy personat janë munduar të largohen, por policia e Kosovës ka mundur t’i arrestojë ata, ndërkohë që Vetëvendosje, përmes një komunikate për mediat thotë se dyshon që agresorët janë pjesë e Policisë së Kosovës.

Edhe vetë Albin Kurti ka deklaruar se sulmi ndaj tij ishte i organizuar nga Policia e Kosovës.

“Policia ka lejuar personat në fjalë dhe më pas ka arrestuar njërin prej tyre”, është shprehur Kurti.

Ndërkohë, lidhur me rezolutën e Kuvendit që i kundërvihet vendimit të Serbisë për të dënuar disa ish-eprorë të UÇK-së, Kurti e ka cilësuar falsitet.

“Këta që bëjnë marrëveshje natën me Serbinë, ditën hartojnë rezoluta të gënjshtra”, tha ai.

Top Channel