Champions, Reali dhe Wolfsburgu me një këmbë në çerekfinale

17/02/2016 00:00

Reali dhe Wolfsburgu kanë hedhur një hap drejt çerekfinaleve të Champions Leagues pasi kanë fituar ndeshjet e para në transfertë.

Madrilenët e drejtuar nga Zidane, ndeshja e parë e francezit si trajner në këtë kompeticion, mposhtën 0-2 Romën në stadiumin “Olimpico”.
 
Golat për Realin u shënuan nga Jese Rodrigues dhe Cristiano Ronaldo. Për portugezin ky është goli i 89 në këtë kompeticion.

Në sfidën tjetër, Wolfsburgu fitoi 3-2 ndaj Gentit në fushën e këtij të fundit, falë dopietës së Draxel dhe golit të Maks Kruz. 

Ndeshjet e kthimit të këtyre dy çifteve do të luhen më 8 mars.

Top Channel