Gigi Hadid, krejtësisht nudo për “Vogue”

09/02/2016 00:00

Gigi Hadid, e cila momentalisht është e lidhur me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik, ka pozuar plotësisht e zhveshur për kopertinën e numrit të fundit të revistës “French Vogue”.

Modelja e “Victoria Secret” ka përdorur duart për të mbuluar gjoksin e saj, teksa ka pozuar duke mos veshuar asgjë përveçse një palë këpucë me taka në setin fotografik bardhë e zi.

Ajo e ka ndarë kopertinën e kësaj reviste me 12.9 milionë ndjekësit e saj duke bërë shaka me faktin që nuk ka veshur asgjë.

“Ky është versioni ku unë shihem të kem veshur më shumë “Chanel N°5”. Eshtë një nder dhe një ëndërr e bërë realitet të jem në koverin e kësaj reviste. Faleminderit shumë”, ka shkruar bashkangjitur postimit modelja 20-vjeçare.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel