Kupa e ligës, PSG i falet argjentinasve Lavezzi-Di Maria

28/01/2016 00:00

PSG mban gjallë ëndrrën për një “poker” trofesh, pasi ka arritur të kualifikohet për në finale të Kupës së ligës. Djemtë e Laurent Blanc kanë mposhtur në shtëpi skuadrën e Toulouse me rezultat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën Lavezzi dhe Di Maria menduan për vendasit të cilët shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar 2-0.

Miqtë kishin  një mundës të artë për të ngushtuar rezultatin, por Braithwaite nuk arrin të shënojë nga pika e bardhë.

Në finale, PSG do të luajë përballë Lille që mposhti pa shumë problem skuadrën e Bordeaux 5-1 në gjysmëfinalen tjetër.

Top Channel