Murray-Raonic, gjysmëfinalja tjetër e Australian Open

27/01/2016 12:20

Andy Murray dhe Milos Raonic do të përballen me njëri-tjetrin për një vend në finalen e madhe të Australian Open.

Tenisti britanik dhe ai kanadez mposhtën në çerekfinale respektivisht spanjollin David Ferrer dhe francezin Gael Monfils. Të dyja takimet përfunduan me të njëjtin rezultat: 3-1.

Gjysmëfinalja tjetër e Australian Open është ajo midis Novak Djokovic dhe Roger Federer.

Ndërkohë, në kampin e femrave, çiftet gjysmëfinaliste të Grand Slam-it të parë sezonal janë S. Williams-Radwanska dhe Kerber-Konta.

Top Channel