Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Lezhë

16/12/2015 09:30

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur Gajush. Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 1 këmbësor.

Automjetet e aksidentuara janë një autoveturë Passat me targa AA 499 EK, drejtuar nga shtetasi Faik Ara, 52 vjeç, baues në Shkodër, një BMË X5 me targa AA828 MC, drejtuar nga shtetasi Van Rica, 46 vjeç, banues në Laç dhe një Seat  me targa AA079HM, drejtuar nga shtetasi Miklovan Zefi, 40 vjeç, banues në Mirditë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se automjeti Passat ka aksidentuar këmbësorin, akoma të paidentifikuar, i cili ndodhet në morgun e Lezhës. Ndërsa 2 automjetet e tjera që po lëviznin në të njëjtin drejtim, nga Miloti në Lezhë, janë aksidentuar me njëra-tjetrën, ku autovetura BMË X5 ka goditur nga mbrapa autoveturën Seat.

Në Komisariatin e Lezhës janë shoqëruar të tre drejtuesit e automjeteve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel