Mundoheni të gjeni dashurinë e jetës suaj? Nusja për këtë dhëndër rus është një picë.

Ky person vendosi të martohet me një picë pasi u lodh së qëni beqar. Ceremonia e dasmës së çuditshme u mbajt në një piceri në qytetin Tomsk, në jug të Rusisë.

I sapomartuari ka pranuar se nuk ka pasur ndonjë lidhje “të fortë” me “nusen” e tij, por i erdhi kjo ide pasi vendosi të përdorte “kërpudha” në përmirësimin e një lidhje tradicionale mes dy njerëzve.

“Gjysma e miqve të mi ankoheshin për gjysmën tyre më t ëmirë, ndërsa të tjerë për mungesën e gjysmës tjetër. Dahuria mes dy njerëzve është një gjë e komplikuar. Jam mirënjohës që jam i dashuruar në fund të fundit me një ushqim, pasi dashuria për ushqimin mbetet gjithmonë e qëndrueshme”, ka thënë dhëndri i ri.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel