Riti i çuditshëm i neozelandezëve në regbi

18/09/2015 00:00

Që prej themelimit në vitin 1903, Zelanda e Re ka dominuar sportin e regbisë. Skuadra e njohur ndryshe si “All Blacks”, për shkak të uniformave që paraqiten në fushë, mban rekordin e fitoreve dhe në çdo sezon është ekipi që duhet mundur.

Por, përtej paraqitjeve sportive, neozelandezët janë vënë në qendër të vëmendjes së fundmi për një rit të tyrin para çdo ndeshjeje. Lojtarët respektojnë një traditë të hershme maori, duke kërcyer atë që njihet si “Haka Dance”.

“Haka Dance” e ka origjinën nga kultura e indigjenëve maori, banorë vendas të Zelandës së Re dhe besohet se përdorej prej këtyre fiseve për të inkurajuar luftëtarët në betejë.

Riti shërben për karikimin e lojtarëve para çdo takimi, por jo gjithkush është dakort me të. Nga Federata Botërore e Regbisë ka patur zëra për ndalimin e këtij riti, por reagimi i mijëra ndjekësve të këtij sporti ka stepur federatën nga një vendim i tillë, të paktën për momentin.

Top Channel