Maqedoni, PDL: Gruevski, përgjegjës për viktimat në komunën e Tetovës

04/08/2015 00:00

Partia Demokratike Liberale në Maqedoni u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, që humbën jetën gjatë përmbytjeve në Komunën e Tetovës.

“Nga kjo parti u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe ngushëllojmë edhe ata, që vetëm për pak çaste humbën shtëpitë e tyre”.

Partia Demokratike Liberale shpreh pakënaqësinë e madhe ndaj asaj që e konsideron si dyfytyrësi të Qeverisë së Maqedonisë, e cila në vend që të merret me problemet jetësore të qytetarëve dhe të zgjidhë problemet e tyre lokale, ajo në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa turp harxhon paratë e popullit në ndërtesa të stilit barok dhe në përmendore.

PLD ka kërkuar përgjegjësi për viktimat në Tetovë edhe nga kryeministri, Nikola Gruevski, dhe Qeveria e tij kriminale, e cila në vend që të investojë me mjete në pastrimin e shtretërve të lumenjve, që janë të mbushura prej vitesh me mbeturina, investon 200 mijë euro në ndriçimin e qendrave dhe fontanave të luanëve e ndërtesave antike.

Top Channel