Merkatoja e Romës, verdhekuqtë duan Mascheranon

15/07/2015 00:00

Roma dëshiron të bëjë një blerje të rëndësishme në verën e këtij viti. Futbollisti që kërkohet këtë radhë nga verdhekuqtë është Javier Maskerano.

Sipas së përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit italian janë vënë nw kontakt me përfaqësuesit e argjentinasit për të shprehur interesin në drejtim të 31-vjeçarit.

Mascherano ka një kontratë me Barcelona-n deri në vitin 2018, por lojtari së fundmi nuk e ka fshehur dëshirën për të ndërruar ambient. Kostoja e kartonit të tij arrin në 15 milionë euro, por kjo shifër mund të ulet.

Nuk është hera e parë që Roma shfaq interes për blerjen e Mascherano, vetëm se këtë radhë skuadra verdhekuqe i ka mundësitë t’i ofrojë atij një pagë të lartë, ndërkohë që tek Barcelona ai përfiton 3.5 milionë euro në sezon, shifër të cilës i shtohen edhe shpërblime të tjera.

Më 5 gusht, Roma do të luajë në “Camp Nou” ndaj Barcelonës për Trofeun Gamper, një mundësi mjaft e mirë kjo për romanët për të nisur bisedimet me katalanasit për transferimin e mundshëm të Mascheranos në kryeqytetin italian.

Top Channel