Kukësi mposht Apoloninë dhe mban gjallë shpresat për titull

02/05/2015 00:00

Kukësi ka marrë jo pa vështirësi tri pikët përballë Apolonisë. Kuksianët fituan 2-1 në fushën e tyre ndaj fierakëve dhe ngjiten në kuotën e 66 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të dytë.

Rezultati i zhbllokua vetëm në minutën e 65-të nga Zeqiri, ndërkohë që Hysa dyfishoi në minutën e 75. Goli për fierakët e vendit të parafundit u shënua nga Ribaj në minutat shtesë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Miodrag Radanoviç, i emëruar trajner i Kukësit pas shkarkimit të Shaqirit në përfundim të takimit me Skënderbeun, i humbur 0-1.

Ndërkohë, po 2-1 fitoi edhe Laçi përballë Flamurtarit, ndërkohë më herët Elbasani i rënë tashmë, barazoi 1-1 me Vllazninë.

Top Channel