Mali i Zi-Rusi, portieri rus goditet me fishekzjarr në kokë

27/03/2015 00:00

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Rusisë, e vlefshme për grupin D të eliminatoreve të Europianit, është ndërprerë pas goditjes me fishekzjarr të portierit rus, Igor Akinfev.

Takimi mes dy skuadrave nisi i tensionuar me tifozët vendas që krijuan një atmosferë mbytëse prej flakadanëve dhe fishekzjarrëve në stadium.

Në minutën e dytë, Akinfev u godit në kokë nga një fishekzjarr i hedhur nga një tifoz pas krahëve të tij dhe përfundoi menjëherë në shesh.

Mjekët janë futur menjëherë në fushë dhe pas mjekimit të parë ai është drejtuar për në spital.

Top Channel