Cmimet “Globe Soccer” dominohen nga Reali
30/12/2014 00:00
Real Madrid ka dominuar në ndarjen e çmimeve Globe Soccer, në një mbrëmje gala të zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Klubi madrilen u shpall skuadra e vitit, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit, Carlo Ancelotti fitoi çmimet “Trajneri i vitit” dhe “Tërheqja mediatike”, James Rodriguez mori çmimin e lojtarit zbulim të vitit dhe Florentino Perez mori atë të drejtuesit të vitit.
Michel Platini, i cili i dorëzoi çmimin presidentit të Realit, tha: “Do them dy gjëra të rëndësishme për Realin: themeloi FIFA-n në vitin 1904 dhe është klubi më i suksesshëm i UEFA-s. Kjo do të thotë që është një klub madhështor. Urime Realit!”
Top Channel