De Biasi zbulon listën e lojtarëve

04/10/2014 00:00

Një javë përpara ndeshjes me Danimarkën trajneri i përfaqësueses
shqiptare, Giani de Biasi ka zbardhur listën e lojtarëve që do të ketë
në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për europianin.

Më 11 tetor Shqipëria do të luajë në “Elbasan Arena” kundër Danimakrës dhe 14 tetor në Beograd përball Serbisë. Trajneri De Biasi nuk ka dashur të flasë asgjë në lidhje me ndeshjen e dytë duke u përqendruar vetëm tek Danimarka, që është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë për ne.

“Danimarka është një skuadër shumë e fortë fizikisht, skuadër shumë e rrezikshme në transfertë. Sa na përket ne, po të qëndrojmë me kokën pas tek ajo që bëmë në Portugali, do të na duhet të dalim shumë shpejt jashtë rruge. Në Portugali bëmë shumë gjëra gabim, dhe disa gjëra mirë. Shpresoj që në ndeshjen e rradhës të rikuperojmë gjërat që bëmë gabim”, tha De Biasi.

Ndërkohë çështja kryesore mbeten biletat, që duket njëproblem i rëndësishëm, duke qenë se kërkesat janë shumë herë më të shumta se sa 12.600 vendet  që ka stadiumi i ri “Elbasan Arena”. Sipas burimeve të FSHF-së, do të nxjerrë ditën e hënë në shitje biletat, që do të jenë si në Tiranë ashtu edhe në Elbasan.

Ja lista e lojtarëve

Bekim Balaj
Etrit Berisha
Lorik Cana
Elseid Hysaj
Ergys Kace
Orgest Shehi
Ermir Lenjani
Taulant Xhaka
Alban Meha
Debatik Curri
Amir Abrashi
Ervin Bulku
Burim Kukeli
Emiljano Vila
Shkelzen Gashi
Sokol Cikalleshi
Hamdi Salihi
Armando Vajushi
Amir Rrahmani
Valdet Rama
Herolind Shala
Andi Lila
Mergim Mavraj
Ansi Agolli
Alban Hoxha
Edmond Kapllani
Odise Roshi

Top Channel