Gervinho rinovon me Romën

16/09/2014 00:00

Gervinho ka rinovuar deri në vitin 2018 kontratën e tij që e lidhte me Romën.

27-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili iu bashkua skuadrës së kryeqytetit italian verën e vitit 2013 për 8 milionë euro i blerë nga Arsenali, do të vazhdojë të japë kontributin e tij për verdhekuqtë e drejtuar nga Rudi Garcia edhe për 4 vite të tjera.

Gervinho është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Romës duke luajtur në krahët e sulmit.

“Sot është një ditë e bukur! Rinovova kontratën”, shkroi futbollisti në Twitter.

Top Channel