Nicolas Anelka transferohet në Indi

15/09/2014 00:00

Nicolas Anelka lajmëroi se ka nënshkruar një kontratë me ekipin indian CD Mumbai, vend ku luajnë lojtarë të tjerë të famshëm si Robert Pires, David Trezeguet, Alessandro Del Piero apo Marco Materazzi.

Kjo do të jetë skuadra e 12 në karrierë për sulmuesin francez, i cili më parë ka luajtur për PSG, Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Fenerbache, Bolton, Chelsea, Shanghai Shenhua dhe Juventus.

Indian Super League është një kampionat me 8 skuadra dhe do të luhet nga 12 tetori deri në 20 dhjetor.

Top Channel