Vllaznia publikon videon

12/09/2014 00:00

Klubi Vllaznia ka publikuar një video, në të cilën shihet momenti kur është goditur donatori i klubit Tirana, Refik Halili, i cili ndodhej në tribunën e tifozëve bardheblu për të qetësuar situatën.

Me këtë video, drejtuesit shkodranë hedhin poshtë të gjitha pretendimet e tifozerisë dhe klubit Tirana, se donatori i skuadrës së tyre është qëlluar me sende të forta nga tifozë të skuadrës së Vllaznisë.

Videoja erdhi pas akuzave se ishin tifozët e Vllaznisë, ata që qëlluan dhe plagosën edhe presidentin e ekipit të Tiranës, Refik Halili, dhe është e regjistruar nga një aparat celular, ku duket se një pjesë karrigeje, e hedhur nga mesi i grupit të tifozëve të Tiranës në drejtim të policëve, ka përfunduar në kokën e presidentit të Tiranës, duke e dëmtuar atë.

Refik Halili ndodhej dje mes policëve dhe tifozëve të ekipit që ai drejton, duke u munduar të qetësojë këta të fundit dhe të shmangë përplasjet. Video, e gjatë 11 minuta, është edhe në dorën e policisë, e cila ka evidentuar nëpërmjet saj shumë nga personat e arrestuar pas ndeshjes.

Top Channel