Kukësi ngjitet në krye

10/09/2014 00:00

Java e tretë e Kategorisë Superiore nisi me 2 fitore të thella dhe me largimin e një trajneri. Humbja e thellë 5-1 ndaj Teutës, e treta kjo për skuadrën e Elbasanit, ka detyruar trajnerin elbasanas Ilirjan File të japë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.

Ndërkohë, dopjeta e Shabanit dhe Pepës dhe goli i Ditës i kanë dhënë fitoren e parë ekipit durrsak që drejtohet nga Hasan Lika.

E ka mbyllur javën e tretë me fitore edhe skuadra e Flamurtarit që mposhti në Vlorë 3-0 Apoloninë. Fierakët arritën të rezistonin deri në minutën e 60, atëherë kur Telushi me golin e tij fantastik zhbllokoi psikologjikisht lojtarët e ekipit vlonjat të cilët deri në fund të ndeshjes shënuan edhe dy gola të tjerë me Gelashvilin dhe Muzakën.

Barazimi i vetëm i të mërkurës është ai në Laç, ku vendasit barazuan pa gola me Kukësin, skuadër kjo që ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit. Java e tretë do të mbyllet me dy sfidat e të enjtes: Vllaznia-Tirana dhe Partizani-Skënderbeu.

Top Channel