Zyrtare, Montezemolo largohet nga Ferrari

10/09/2014 00:00

Njoftimi pritej prej disa ditësh, pasi kanë qarkulluar shumë thashetheme, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Luca Cordero di Montezemolo do të largohet nga “kokëkuqja” me dëshirën dhe kërkesën e tij, duke ia pasuar presidencën e skudërisë nga Maranello Sergio Marchionnes.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Fiat Chrysler.

Ai u bashkua me konglomeratin e manifakturës, Fiat S.p.A., me seli në Torino të Italisë, dhe në vitin 1973 kaloi te Ferrari, ku u bë asistent i Enzo Ferrarit, ndërsa një vit më vonë menaxher i skuderisë italine.

Gjatë përfshirjes së tij me ekipin, Ferrari fitoi Formula 1 në dy Botërorë, me pilot Niki Laudan, 1975 dhe 1977.

Në Nëntor të vitit 1991, kreu i Fiatit, Gianni Agnelli e emëroi Montezemolon president të Ferrarit, një skuderi që po has shumë vështirësi që pas vdekjes së Enzo Ferrarit.

Top Channel