Basha: Oligarkia ka marrë peng vendin

22/08/2014 00:00

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit politike në vend, kreu i demoktaratëve Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, duke akuzuar atë që e quan “oligarki qeverisëse”.

“Oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima dhe përfaqësuesit e krimit në Kuvend kurrë nuk mund të përfaqësojnë interesat e shumicës së shqiptarëve”, thotë Basha.

Në vijim të këtij komenti, Basha shprehet se: “Për veten e tyre ata kanë kapur dhe po shtrydhin ekonominë e vendit. Kanë shkatërruar rendin dhe ligjin, po e zhysin Shqipërinë në pasiguri ekstreme”.

“Kjo qeveri nuk është zgjidhja por vetë problemi”, thekson Basha në fund të këtij postimi në rrjetin social.

Top Channel