Real Madrid, klubi më i pasur në botë

17/07/2014 00:00

Për të dytin vit radhazi, Reali i Madrid-it është në krye të listës së ekipeve më të pasura në botë.

Vlerësimi është bërë nga revista amerikane ‘Forbes’, e cila e ka llogaritur vlerën e klubit të Realit të Madrid-it 3.44 miliard dollarë.

Ndërsa në vendin e dytë është renditur Barcelona me 3.2 miliardë dollarë, e cila ka parakaluar anglezët e Manchester United, vlera e të cilit ka zbritur ndjeshëm këtë vit në 2.81.

Revista amerikane ‘Forbes’ prej vitit 2004 bën renditjen e klubeve më të pasuara në botë duke e llogaritur vlerën e ekipeve në bazë të kapitalit, borxhit dhe marrëveshjes mbi stadiumin.

Gjatë vitit të fundit Reali i Madrid-it pati një ecuri pozitive, pasi fitoi Champions League në muajin maj.  

Top Channel