Van Gaal për Krulin: Mbarova zëvendësimet

10/07/2014 00:00

Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, u shfaq shumë serioz para mediave pas humbjes së ekipit të tij dhe nuk iu përgjigj pyetjeve që i referoheshin gjuajtësve të 11-metërshave që ai donte, por që duket se nuk pranuan.

Ndërrimi Cilessen-Krul: Nëse do e kisha ende mundësinë për ta zëvendësuar, do e zëvendësoja, por i kisha bërë tre zëvendësimet.

Bilanci i Botërorit të Holandës:
Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për skuadrën time. Nuk krijuam shumë raste ndaj Argjentinës siç kemi bërë në ndeshjet e tjera. Ndeshja e fundit e jona ishte shumë taktike. Luajtëm një turne të mrekullueshëm.

Zhgënjimi: Askush nuk e priste të kalonim grupin. Fituam ndaj Meksikës që nuk është e lehtë të mundet dhe ndaj Kosta Rikës. Penalltitë janë fat.

Penalltitë: A i kërkova dy lojtarëve të mi të godisnin penalltinë e parë dhe nuk pranuan? (Disa sekonda heshtje) I kërkova Vlaarit ta gjuante pasi ishte më i miri i ndeshjes, por nuk është e lehtë. Nuk është korrekte të shkatërrojmë grupin tani.

Top Channel