Gjatë një iftari të shtruar nga kryemimistri Edi Rama, pasi ka deklaruar se “shqiptarët janë europianë me fe të ndryshme”, për herë të parë ai komentoi zhvillimet më të fundit në Maqedoni.

“Ajo që po ndodh është pasojë e faktit që Marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohet në mënyrë të plotë. Ajo që po ndodh në Maqedoni meriton vëmendje, maturi dhe reflektim. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët, por edhe miqtë e partnerët ndërkombëtarë. Këto janë pasoja të mos zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Rama theksoi se “iftari nuk bashkon në sofër vetëm myslimanët në vendin tonë, por edhe të krishterët me myslimanët”. Duke shprehur respekt për ata që besojnë në Zot, që e forcojnë me praktikë, Rama u shpreh se praktika e besimit ka fuqi të krijojë energji.

Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se Ramazani, do të thotë t’i dalësh zot qenies sate, familjes, të gjithëve.

Top Channel