Cannavaro sulmon Van Gal-in

08/07/2014 00:00

Ish-kapiteni i Italisë, kampione e botës në vitin 2006, ka kritikuar zgjedhjen e trajnerit të Holandë për të ndryshuar portierin gjatë gjuajtjes së penalltive në ndeshjen çerekfinale ndaj Kosta Rikës, pavarësisht se kjo lëvizje ishte mjaft efektive.

“Nuk ka dyshim, në këtë moment Van Gal është një mit, një magjistar. Por për të qenë i sinqertë ajo lëvizje nuk më pëlqeu. Ishte një mungesë totale respekti për portierin titullar, i cili e mbajti portën të paprekur për 120 minuta. Nëse Holanda do të ishte eliminuar nga 11-metërshat çfarë do të flitej tani për Van Gal-in? Kush do të jetë portier në gjysmëfinale? Cillessen tashmë mendon se nuk gëzon 100% besimin e trajnerit”, u shpreh Fabio Cannavaro.
    
Portieri Tim Krul i Holandë, i aktivizuar në minutën e 120, u kthye në hero pasi priti dy penallti duke i siguruar Holandës gjysmëfinalet kundër Argjentinës.

Top Channel