Përfundon Botërori i Di Marias

06/07/2014 00:00

Edhe Angel Di Maria i jep lamtumirën Botërorit. Mesfushori doli nga fusha e lojës në minutën e 33 të ndeshjes Argjentinë-Belgjikë dhe është konfirmuar se dëmtimi që pësoi në këmbën e djathtë lojtari i Real Madrid do e lërë jashtë gjysmëfinales ndaj Holandës dhe finales, nëse argjentinasit arrijnë të fitojnë këtë takim.

Edhe pse dëmtimi nuk është i rëndë, kërkon të paktën disa javë kohë për t’u rekuperuar sipas mjekëve të kombëtares argjentinase.

Di Maria u dëmtua në minutën e 28 të ndeshjes pas një vrapimi të gjatë dhe një goditjeje në portë.

Ai ndjeu një shqetësim në këmbë menjëherë pas goditjes, por u mundua të vazhdonte lojën. Pesë minuta më vonë u dorëzua dhe kërkoi zëvendësimin.

Top Channel