Në Spanjë të sigurt: Suarez te Barcelona

05/07/2014 00:00

Mediat spanjolle raportojnë të sigurta se Luis Suarez do të transferohet te Barcelona për 79 milionë euro.

Liverpool dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje, e cila do të zyrtarizohet ditët e ardhshme, ndërsa sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë një kontratë 5-vjecare nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Për momentin nuk është e sigurt nëse në marrëveshje do të përfshihet edhe sulmuesi i Kilit, Alexis Sanchez, i cili do të kthehet në Spanjë e më pas do të vendoset për të ardhmen e tij. Për Sanchez klubi anglez ishte interesuar edhe më herët.

Mbyllja e bisedimeve është ndihmuar edhe nga vendimi i UEFA-s qe nuk e lejon sulmuesin uruguajan që të stërvitet me skuadrën, edhe pse periudha e pezullimit të tij për shkak të kafshimit të Giorgio Chiellinit do të përfundojë me 26 tetor.

Top Channel