Obama përgëzon kombëtaren

03/07/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka telefonuar kapitenin e kombëtares amerikane, Dempsey, dhe portierin Tim Howard, duke i falënderuar për emocionet, që përfaqësuesja e drejtuar nga Jurgen Klinsman i ka dhuruar popullit amerikan.

Gjatë telefonatës, Obama nuk ka kursyer as shakatë me portierin Howard, i cili ka hyrë në histori, si portieri që pret më shumë, gjatë një ndeshjeje Botërori.

Obama: Klint, Tim, ju telefonova për t’iu thënë se ju djema na bëtë krenarë.

Futbollistët: Falemnderit shumë president.

Obama: Klint, ju ishit të gjithë fantastik, edhe ti Tim. Nuk e di se si do u rezistosh turmave kur të kthehesh në shtëpi. Duhet të ruash mjekrën, në mënyrë që ata mos të të njohin.

16 pritjet e Howard në ndeshjen me Belgjikën e shpëtuan Amerikën nga një humbje e thellë, por jo nga eliminimi. Gjithsesi, portieri 35-vjeçar ka hyrë në historinë e këtij kompeticioni, si portieri që ka pritur më shumë topa gjatë një ndeshjeje Botërori.

Këto janë dhe 16 pritjet, që shkruajnë me të arta emrin e Tim Howard, në librin e legjendave të Botëroreve.

Top Channel