“Brazili, skuadër qaramanësh”

03/07/2014 00:00

Fabio Cannavaro kapiteni i Italisë në vitin 2006 kur “axurrët” fituan Botërorin në Gjermani, ka deklaruar në një intervistë për gazetën spanjolle ‘AS’ se kurrë nuk ka parë një skuadër të qajë kaq shumë sa Brazili.

Kur u pyet se si e shihte Argjentinën dhe Brazilin, ish-mbrojtësi i Juventusit tha: “Argjentina ka grumbulluar shumë sulmues, por është Messi ai që zgjidh gjithçka. Vetëm Messi. Përsa i përket Brazilit, nuk më ka pëlqyer deri tani. Kurrë nuk kam parë një skuadër të qajë kaq shumë.”

Cannavaro i referohet emocioneve të mëdha që kanë shfaqur sidomos Neymar dhe Julio Cesar, të cilët kanë derdhur shumë lot gjatë këndimit të himnit kombëtar para ndeshjeve dhe gjithashtu në intervistat pas tyre.

Ish-kapiteni i Italisë vazhdon kështu analizën  e tij: “Brazili ka presion, por edhe të tjerët kanë presion dhe nuk i kam parë të qajnë kaq shumë. Qajnë kur fitojnë dhe nuk e di çfarë do të bëjnë nëse humbin. Do të vrasin veten? Jam i bindur se nëse Brazili do të luajë me Argjentinën në finale, brazilianët do hyjnë në fushë shumë të frikësuar.”

Top Channel