Obama: Krenar për futbollistët amerikanë

02/07/2014 00:00

Barack Obama feston, pavarësisht humbjes 2-1 në kohët shtesë kundër Belgjikës, që i ka kushtuar amerikanëve eliminimin nga Botërori i Brazilit.

Aspak i shqetësuar për birrën që do të duhet t’i paguajë kryeministrit belg, Elio di Rupo, siç i kishte premtuar në rast se humbiste bastin, presidenti amerikan manifeston entuziazmin e tij përmes një “tëeet”-eri.

“Jam shumë krenar për kombëtaren tonë. Do të fitojmë më shpejt nga sa mund ta ketë menduar bota”. Një entuziazëm dhe optimizëm i njëjtë me atë të shfaqur në përfundim të sfidës me Gjermaninë, të ndjekur drejtpërdrejtë në Dhomën e Konferencave të “Air Force One”.

Humbja me gjermanët, e cila në fakt u siguroi kalimin në 1/8-at e finavele amerikanëve, i kishte dhënë mundësinë presidentit të ëndërronte më shumë.

“Të kisha thënë Barack Obama #Djajtë e Kuq”, ishte përgjigja e Elio di Rupo-s në lidhje me bastin, por në SHBA, pasioni për futbollin është i destinuar të rritet, sidomos kur këtë e ndjen edhe vet kreu i shtetit.

Top Channel