Ochoa: Arbitri na penalizoi

30/06/2014 00:00

Portieri meksikan Ochoa u përzgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Meksikë-Holandë, por pritjet e tij nuk vlejtën që Meksika të kalonte në çerekfinalet e Botërorit.

Pas humbjes 2-1 ndaj Holandës, Ochoa tha se skuadra e tij po kthehet në shtëpi pasi arbitri vendosi kështu: “Përballë kishim një ekip shumë të fortë dhe dalim me kokën lart. Kemi fituar respektin e botës. Kanë qenë arbitrat ata që na kanë penguar në të gjitha ndeshjet tona dhe ndeshja ndaj Holandës nuk bëri përjashtim.”

Në lidhje me performancat e tij që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, portieri deklaroi: “Thjesht jam i lumtur që kam luajtur një Botëror dhe që kam realizuar një ëndërr.”

Top Channel