Aguero rrezikon botërorin

26/06/2014 00:00

Argjentina do të duhet të bëjë pas shërbimet e Agueros këtë botëror. Burime ende jozyrtare nga skuadra e Sabellas flasin për një dëmtim të rëndë të sulmuesit.

Aguero la fushën e lojës që në minutën e 37 të takimit kundër Nigerisë pas shqetësimeve që ndjeu në gju.

Megjithatë, Argjentina nën drejtimin e Mesit fitoi 3-2 takimin, ndërsa për Agueron priten të tjera analiza për të mësuar nëse do të humbasë përfundimisht këtë botëror apo do të vazhdojë të japë kontributin e tij në fushën e lojës.

Sulmuesi i Manchester City ka kaluar një sezon të tejmbushur me dëmtime. Dëmtimet e shumta e kanë mbajtur për 15 ndeshje larg fushave në Premier Ligë dhe tashmë mbetet për t’u përcaktuar nëse do ta mbajnë larg edhe ndaj Zvicrës në 1/8 e botërorit të Brazilit.

Top Channel