Cristiano: Nuk e di pse nuk fituam

23/06/2014 00:00

Cristiano Ronaldo nuk arrin dot të gjejë arsyet e ndeshjes së dobët që zhvilloi Portugalia ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Luzitanët arritën të barazonin rezultatin 2-2 vetëm në minutën e fundit shtesë të ndeshjes duke ruajtur të paktën matematikisht shpresat për një kalim grupi në ndeshjen e fundit ndaj Ganës, por një barazim mes SHBA-së dhe Gjermanisë do i eleminonte.

“Nuk e di pse nuk fituam. Nuk di ta shpjegoj. U munduam të jepnim gjithçka në fushë, por nuk ia dolëm. Tani e kemi thuajse të pamundur kualifikimin”, tha sulmuesi i Realit pas ndeshjes.

Kur u pyet nëse lodhja fizike ishte arsyeja kryesore e dështimit të Portugalisë, Cristiano tha se jo vetëm lodhja, por edhe fakti që ekipet e tjera janë më të forta: “Të gjithë janë të lodhur pas një sezoni të gjatë, të gjithë mund ta thonë këtë. Botërori ka skuadra shumë të forta dhe Portugalia nuk ka qenë kurrë favorite. Përfaqësueset e tjera kanë skuadër më të mirë se ne.”

Top Channel