Suarez shpërthen në emocione pas ndeshjes me Anglinë

20/06/2014 00:00

Futbollisti i Uruguajit Suarez ka xhiruar një video në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë, ku shfaqet shumë i emocionuar duke falenderuar në veçanti bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

“Përshëndetje të gjithëve . Jam shumë i lumtur sepse është e pabesueshme që e fituam këtë ndeshje. Dëshiroj të falenderoj bashkëshorten time, dy fëmijët që janë gjëja më e mrekullueshme në këtë botë dhe fizioterapistin Walter Ferreira pa të cilin nuk do isha këtu. Më falni për emocionet, por e kam ëndërruar këtë moment që t’i jap gëzim gjithë Uruguajit. Përpara Uruguaji dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës me Italinë”, thotë Suarez pas fitores së ndeshjes.

Suarez ishte protagonisti i  ndeshjes Uruguaji-Angli edhe pse i dëmtuar ai shënoi 2 gola duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel