Frikë për mbrojtësin holandez Martins Indi

19/06/2014 00:00

Mbrojtësi holandez Bruno Martins Indi, i cili u largua me barrelë nga fusha e lojës gjatë ndeshjes kundër Australisë pas një përplasjeje të fortë me Tim Cahill, ka pësuar një goditje cerebrale dhe ndodhet në një spital të Porto Alegres.

Aktualisht ai i është nënshtruar vizitave mjekësore.

22-vjeçari i Feyenoordit nuk u ngrit më pas një përplasjeje me sulmuesin e Evertonit,Tim Cahill.

“Ka pësuar një goditje cerebrale, por nuk dimë më shumë. Duket se nuk do e kemi në dispozicion për ndeshjen kundër Kilit”, tha trajneri holandez Louis Van Gaal.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel