Ronaldo: Jam mirë, ndihem gati për debutimin

11/06/2014 00:00

“Po stërvitem mirë, jam duke ndjekur këshillat e mjekëve dhe progresi është inkurajues. Tashmë ndihem çdo ditë e më mirë, do të jem në formë dhe gati për ndeshjen e parë”.

Cristiano Ronaldo siguron tifozët e Portugalisë, mbi kushtet fizike të tij, që ishin përfshirë nga dyshime deri një javë më parë.

Fituesi i “Topit të Artë”, mesnatën mes të martës dhe të mërkurës u fut si zëvendësues i Nani-t, në minutën e 65, në miqësoren që luzitanët zhvilluan me Republikën e Irlandën, të cilën e fituan me rezultatin e thellë 5-1, dhe u shfaq në një formë të mirë.

Vet Ronaldo thekson se është mirë dhe ndihet gati për debutimin e programuar më 16 Qershor, në orën 18:00 të mbrëmjes, kundër një prej ekipeve favorite për fitoren e turneut, Gjermanisë së Joachim Low.

“Nuk kam asnjë shqetësim – përfundon bomberi luzitan. – Jam mirë fizikisht dhe nga ana psikologjike”.

E megjithatë, shpresat e portugezëve janë të bazuara tërësisht te Cristiano Ronaldo, për të kaluar një grup jo shumë të lehtë, ku bëjnë pjesë edhe ekipet e Ganës dhe SHBA-ve.

Top Channel