Nadal, 9 herë fitues i Roland Garros

09/06/2014 00:00

Rafael Nadal ka fituar për herë të nëntë turneun Roland Garros duke mundur në finalen e këtij Grand Slam-i serbin Novak Djokovic me rezultatin 3-6, 7-5, 6-2 dhe 6-4 në 3 orë e 32 minuta lojë.

Kjo është fitorja e pestë radhazi për Nadalin në turneun francez, ndërsa Djokovic nuk e ka fituar kurrë në karrierë këtë Grand Slam, i vetmi që i mungon në listën e tij të sukseseve.

Me këtë fitore, Nadal tregon që është Mbreti i padiskutueshëm i këtij turneu pasi askush nuk e ka fituar Roland Garrosin më shumë se ai dhe askush nuk e ka fituar 5 herë radhazi.

“Është finalja ku kam vuajtur më shumë. Kishte momente që ndihesha pa fuqi. Nuk e di se çfarë do të më kishte ndodhur po të shkonte ndeshja në setin e pestë. Por, dëshira dhe motivimi më çuan deri në fund”, tha Nadal pas ndeshjes.

Top Channel