Nadal në gjysmëfinalet e Roland Garros

05/06/2014 00:00

Spanjolli Rafael Nadal është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Roland Garros pasi mundi bashkëpatriotin e tij David Ferrer.

“Nuk isha në lartësinë e duhur. I kërkoj të falur atyre që kanë blerë biletën. U demoralizova dhe u dorëzova, gjë që nuk e kam zakon”, tha Ferrer pas ndeshjes.

Rezultati i takimit që zgjati 2 orë e 34 minuta ishte 4-6, 6-4, 6-0 dhe 6-1 e në këtë mënyrë numri 1 i tenisit botëror ka avancuar në katërshen më të mirë të këtij turneu, ku do të përballet me Andy Murray.

Nga ana e tij, britaniku mundi në çerekfinale francezin Gael Monfils me rezultatin 6-4, 6-1, 4-6, 1-6 dhe 6-0 në 3 orë e 15 minuta lojë.

Top Channel