Protesta e tifozëve të Tiranës

27/05/2014 00:00

Tifozët e Tiranës kanë protestuar para Bashkisë së kryeqytetit duke i kërkuar kryebashkiakut Basha të pozicionohet për të ardhmen e klubit të futbollit Tirana.

Njëkohësisht, tifozët ultras kërkojnë që organet e Bashkisë të mos e nënvlerësojnë situatën, ashtu siç ndodhi vjet kur skuadra me më shumë tituj kampion në Shqipëri rrezikoi të binte nga Superliga.
 
Protestës së tifozëve i ka paraprirë dalja e kryetarit Basha nga godina e Bashkisë, i cili është munduar t’i qetësojë tifozët duke thënë se çështjen e Tiranës do ta shtrojë në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak.

Në fund, “Tirona Fanatics” theksuan se nëse situata do vazhdojë të mbetet e pandryshueshme, atëherë tubimi i tyre i ardhshem do jetë shumë i shpejtë në kohë dhe më i madh në pjesëmarrje.

Top Channel