F1, Ferrari tenton sërish Newey-n, por Mercedes

27/05/2014 00:00

Tentativat kanë zgjatur me vite, por Adrian Newey nuk është dorëzuar asnjëherë para ofertave të Ferrarit, duke preferuar Anglinë si vendin ideal për të zhvilluar karrierën e tij dhe për të demonstruar gjenialitetin e tij.

Por, këtë herë duket se në Maranello kanë vendosur mbi tavolinë një superofertë, që vështirë të refuzohet. Propozimi zhvillohet në disa plane, por sigurisht bëhet fjalë për shumë parà: nga 10 deri në 20 milionë euro në sezon, me mundësinë për të punuar me autonominë të të madhe të mundshme, duke gjetur hapësira edhe në prodhimin në seri, duke hyrë në propozim edhe mundësia për të marrë pjesë në projektin e një supermakine ekskluzive.

Një ëndërr për Adrian Newey, që pikërisht te Red Bull ishte kënaqur me projektimin e një prototipi prej 450 km/orë shpejtësi. E megjithatë gjithçka mbetet e vështirë. Neëey ka një kontratë me Red Bull, që skadon në fund të 2015-s, për më tepër që gjatë ditëve të fundit i ka shkuar edhe një ofertë e majme nga Mercedes, që ndryshe nga Ferrari ka avantazhin e të pasurit të sektorit prodhues pikërisht në Angli.

Më pas, nëse çdo gjë do të realizohej me sukses, do të duhej të prisnim rreth 2 ose 3 sezone për të parë frutet e punës së Newey-t, pa harruar edhe teknikët që do të sillte në organigramën e tejmbushur, me një rol drejtuesi të lart.

Top Channel