F1, Vetteli për pak sa nuk shtyp Raikkonenin
23/05/2014 00:00
Mbaroi gjithçka me të qeshura, por mes pilotëve Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel mund të përfundonte keq gjatë provave të lira të Cmimit të Madh të Monakos.
Finlandezi i Ferrarit, kur po i afrohej fundi sesionit të dytë të provave, po kalonte në këmbë rrugën pranë bokseve të Red Bullit.
Pikërisht në atë moment Vettel po nisej për të zhvilluar xhirot e tij të fundit dhe vetëm ndërhyrja e një inxhinieri të Red Bullit shmangu aksidentin.
“Ia kishte qejfi të shtypej më duket”, tha Vettel duke qeshur.
Top Channel