Blatter: Botërori në Katar? Gabim

16/05/2014 00:00

Joseph Blatter ka pranuar në rrjetin televiziv zviceran RTS se vendosja e Katarit për të zhvilluar Kupën e Botës të vitit 2022 ka qenë një gabim.

Gjithashtu, presidenti i FIFA-s ka rrëfyer se për të votuar në favor të Katarit ka pasur presione nga Franca dhe Gjermania.

“Sigurisht që ishte një gabim! Por, njeriu bën shumë gabime në jetë”, tha Blatter.

Presidenti i FIFA-s tha se ishin në dijeni të temperaturave të larta në Katar gjatë verës. Ai shtoi në intervistë se Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, organizoi pa dijeninë e tij një takim me emirin e Katarit në Elize.

“Nuk mund të imagjinohet presidenti i Zvicrës të bëjë një gjë të tillë”, tha Blatter.

Top Channel