Robben: Bëra mirë që ika nga Reali

14/05/2014 00:00

Arjen Robben ka pesë vite tashmë që luan me Bayern Munchen. Ish-sulmuesi i Realit të Madridit deklaroi për faqen zyrtare të klubit bavarez se largimi nga skuadra madrilene në vitin 2009 për t’u transferuar në Gjermani ka qenë “vendimi më i mirë i jetës”.

Hollandezi ka fituar gjithçka që mund të fitohej me bavarezët: Champions, Botëror Klubesh, Superkupë Europe, 2 Kupa Gjermanie, 2 Superkupa Gjermanie dhe 3 kampionate.

Ai u largua nga Reali në vitin kur Florentino Perez u kthye në presidencë dhe bleu dy yje si Cristiano Ronaldo dhe Kaka’, por nëse nuk do të ishte larguar ndoshta nuk do të fitonte kurrë kaq shumë trofe në këto vite.

Robben inatoset më shumë nga fakti që ai u shit për të blerë lojtarë të tjerë: “Unë nuk u largova nga Reali se aty kishte lojtarë më të mirë se mua, por sepse drejtuesit donin të më shisnin me patjetër. Nuk doja të ikja, por nuk kisha çfarë të bëja. Mund të qëndroja, por do të “ngrohja” stolin pasi drejtuesit donin lojtarë të tjerë në fushë, ishte e qartë.”

Top Channel