Maniaku, hetime për të tjera krime

18/03/2013 00:00

Pas përdhunimit të një të mituri gati dy ditë më parë, por edhe vrasjes
së të miturit tjetër Julian Çela, po në Laprakë nga i dyshuari kryesor
Ardian Prrenjasi, Prokuroria ka dyshime të forta se maniaku pedofil ka
abuzuar seksualisht edhe me femijë të tjerë.

Dyshimet jane te forta per nje tjeter femije te abuzuar po ne te njejten lagje. Njeri nga prokuroret e çeshtjes Ervin Karanxha e deklaroi kete te dhene hetimore per Top Channel sapo ka lene banesen e monstres, qe tashme konsiderohet si nje vendngjarje me prova te rendesishme.

“Po e hetojmë për shumë ngjarje. Kemi dyshime për abuzime të tjera pedofilie dhe po mbledhim prova”, tha Karanxha.

Nderkohe, Sektori i Krimeve te Renda ka vijuar këqyrjen kriminalistike te baneses se marre me qira nga 45-vjeçari Prrenjasi, i cili bashkejetonte me nje 24-vjeçare nga Dibra, ku dhe kane gjetur gjurme te shumta si dhe njolla gjaku. Por grupi i hetimit ka qene teper i rezervuar duke qene se po mblidhen prova dhe deshmi per te vertetuar nese Ardian Prrenjasi eshte nje maniak pedofil serial.

Banoret e zones ku jetonte me qira Prrenjasi, gati- gati nuk arrijne ta pershkruajne identitetin e tij, duke qene se ai ishte i panjohur per ta edhe pse jetonte shume prane.

“Ai kishte një vit që jetonte në lagjen tonë, por nuk na e merrte mendja që bënte këto gjëra”, thotë një banore.

“Jemi të tmerruar dhe të frikësuar për çfarë ka ndodhur. Nuk e mendonim kurrë se do të kishte ndodhur kjo gjë këtu në këtë lagje”, shton një tjetër banore.

Ardian Prrenjasi e ka pohuar vrasjen duke e mbytur fëmijën brenda ne shtepi dhe me pas zhdukjen e te miturit Julian Çela, familja e te cilit tashme ka hapur dyert dhe shpreson te pakten gjetjen e trupit te femijes. Nderkohe qe banesa e monstres nga Librazhdi eshte fare pak larg shtepise se femijes se dyte te abuzuar, i cili shpetoi mrekullisht pa u vrare sikurse bashkemoshatari i tij.

Kërkime në Sharrë për fëmijën

Nuk është gjetur asnjë shenjë e trupit të pajetë të fëmijes Julian Çela, të cilin maniaku seksual Ardian Prrenjasi pretendon se e ka hedhur në landfillin e Sharrës.

Ne mengjes, policia e shoqeroi maniakun ne landfill, i cili me shume se te tregonte vendin e mundshem ku ishte groposur trupi i femijes, u vu nga policia te pozonte per llogari te nje filmimi amator, por t’u shitur me pas mediatikisht si pune gazetareske.

Policia nderkohe kishte bllokuar hyrjen e landfillit te Sharres, ku me pas mberriten edhe qente me shpresen e nuhatjes se trupit, por sipas specialisteve te policise, ne keto kushte qente e kane thuajse te pamundur te  nuhasin pasi behet fjale per nje mjedis te kontaminuar nga mbetje te dekompozuara dhe kjo nuk mundeson identifikimin e eres.

Gjithashtu prej disa muash, nga 1 dhjetori kur maniaku pretendon se ka hedhur trupin e femijes, ne vendgrumbullimin e mbetjeve jane hedhur sasi te medha mbeturinash, duke e bere edhe me te veshtire identifikimin e vendin apo germimin per gjeten e trupit.

Ende nuk ka ndonje njoftim nese do te behen germime me mjete ne landfill apo jo. Por tani per tani nuk po ndermerret asnje veprim.

Ministria nis inspektimet për shqyrtimin e 2008

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Drejtësisë ka bërë publik nisjen e inspektimeve në Gjykaten dhe Prokurorinë e kryeqytetit në lidhje me një vendim penal, i cili i ka dhënë lirinë Ardian Prrenjasit për episodin e rrëmbimit të një fëmije.

Ministria e Drejtesise deklaron se inspektimi ka nisur me urdher te Ministrit te Drejtesise Eduard Halimi per çeshtjen penale 2008 dhe se ky inspetim po kryhet nga Drejtoria e Pergjithshme e Çeshtjeve te Drejtesise me objekt kontrollin e veprimeve proceduriale nga ana e prokurorit qe ka ngritur akuzen por edhe ndaj gjyqtares qe ka dhene vendimin me cvetem 600 mije leke gjobe per Prrenjasin.

Vendimi ben fjale per rrembimin e nje femije me inicialet M.A, te cilit pedofili i ka kerkuar t’i hape porten me justifikimin se i kishte duart pis dhe ne momentin qe femija e ka hapur porten pedofili e ka shtyre ne brendesi te oborrit, duke i thene se tashme ai ishte peng.

Femija me inicialet M.a ka shpetuar duke u larguar me shpejtesi dhe per kete ngjarje organi i Prokurorise e ka akuzuar Prrenjasin per heqje te paligjshme te lirise, veper per te cilen 45-vjeçari eshte denuar me 600 mije leke gjobe. Pikepyetjet qe do te ngrihen se pari jane a eshte bere drejt kualifikimi i vepres penale duke qene se ne Kodin Penal ngjarje te tille kur objekt eshte nje i mitur klasifikohen tek rrembimet qe do te thote e rrezikon autorin nga 15 vjet burg deri ne 20 vjet burg.

Fëmija 11-vjeçar shpëtohet pak çaste para se të varej

Një fëmijë 11-vjeçar është marrë peng, dhunuar fizikisht dhe seksualisht, nga vrasësi pedofil Ardian Prrenjasi, për 20 orë me radhë. A.Cami është larguar nga banesa pasditen e së shtunës, në orën 18:30, ndërsa është parë duke luajtur para shtëpisë. 45-vjeçari Prrenjasi e ka gënjyer, fillimisht duke i kërkuar të blejë diçka dhe më pas e ka ftuar në shtëpi, duke e kërcënuar të qëndrojë urtë, pasi në të kundërt i rrezikoheshin prindërit. Babai, nëna, gjyshi, gjyshja dhe motra e të miturit kanë kryer kontrolle në të gjithë zonën, ndërsa kanë shkuar edhe te shokët për ta kërkuar, por ka qenë e kotë, pasi nuk kanë gjetur asnjë gjurmë. Ai është gjetur mesditën e së dielës, në orën 14:10, në apartamentin që kishte marrë me qira Prenjasi, në dollapin e rrobave, ku ishte futur nga agresori, i cili e kishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht. Në banjën e apartamentit, që ndodhet rreth 10 metra larg me atë të familjes Cami, u gjet një litar me gjatësinë e vogëlushit. Policia dyshon se me këtë litar 45-vjeçari nga Librazhdi do të varte fëmijën, ndërsa në momentin e arrestimit, Prenjasi kishte edhe një thikë.

Zhdukja e 11-vjeçarit

Sajmir Cami, një efektiv i burgjeve, tha se fëmija i tij u largua pasditen e së shtunës. Ai ka shkuar për të luajtur me bashkëmoshatarët e tij dhe rreth orës 19:00, kur kthehej zakonisht në shtëpi, nuk është kthyer. Familja ka dalë për ta kërkuar në të gjithë zonën, ku kanë kërkuar në qendrat e internetit dhe lokalet e zonës, por në asnjë nga këto vende ku qëndronte zakonisht nuk është parë. Gjatë gjithë natës duke u gdhirë e diela, familjarët nuk kanë reshtur së kërkuari, ndërsa janë parë edhe disa persona që nuk kanë qenë banorë të zonës. “Disa persona kanë shkuar në shtëpinë e Ardian Prrenjasit. Kërkonin diçka. Pas disa insistimeve, u larguan”, pohojnë banorët e zonës. Këtë moment e ka parë edhe Jonuz Cami, gjyshi nga babai i A.Camit, i cili lajmëroi familjarët për ndodhinë, ndërsa më pas u lajmërua edhe policia. “Në momentin që disa persona po kërkonin Ardianin, më lindi dyshimi se ai mund të kishte gisht në zhdukjen e nipit tim. Disa persona po e thërrisnin në emër, ndërsa unë pashë që një nga perdet e apartamentit lëvizi pak. Kam dyshuar se mund të ketë pasur njerëz brenda dhe për këtë kam vënë në dijeni edhe policinë”, tregon për gazetën “Shqip”, Jonuzi teksa pohon se personat në fjalë kanë tentuar të futen nga dritarja e apartamentit. “Kërkonin diçka, ndoshta një çelës, të cilin e kishte Ardian Prenjasi. Nga shtëpia në fjalë nuk dilte asnjë njeri, ndërsa vazhdimisht unë dyshoja se kishte njerëz brenda, pasi lëviznin pak perdet”, vijon rrëfimin Jonuz Cami. Sipas tij, policia ka ndërhyrë mesditën e së dielës, në momentin që familjarët kishin intensifikuar kërkimet dhe qëndronin vazhdimisht në rrugën “Bujar Kaloshi”. Apartamenti i Ardianit dhe banesa e të miturit janë përballë njëra-tjetrës. “Pas tentativës së kolegëve të Ardianit, në vendin e ngjarjes erdhi policia, e cila kreu operacionin dhe gjeti në dollapin e rrobave nipin tim”, thotë gjyshi. Ndërkohë, policia ka gjetur në banjë edhe autorin, Ardian Prrenjasi, i cili kishte në dorë një thikë. Litarin e kishte varur në banjë, gati për të kryer ekzekutimin e të miturit.

Djali në spital

Pas gjetjes, djali i mitur, 11-vjeçari A.Cami, është dërguar menjëherë në spital. Djali është gjetur në gjendje të rëndë psikologjike. “Unë, bashkë me të ëmën e djalit, jemi nisur në drejtim të spitalit. Gjatë rrugës mendova se nuk ishte gjallë. Fatmirësisht është mirë dhe falënderoj Zotin. Iu luta policit dhe mjekëve që të paktën ta takojë e ëma. E lanë dhe mesa më tha e ëma, djali sapo e kishte parë e përqafoi. Më vonë filloi të lotonte dhe nuk i kishte thënë asnjë fjalë. Dukej në gjendje të mirë shëndetësore, por në gjendje të rëndë psikologjike”, pohon për gazetën Jonuz Cami. Burime nga Policia e Tiranës pohojnë se djali është dërguar në Mjekësinë Ligjore për ekspertizë paraprake, ndërsa të dhënat e para flasin se ai është dhunuar edhe seksualisht nga 45-vjeçari. Në trup ka pasur disa shenja dhune, në formën e çarjeve. Ka dyshime se 45-vjeçari e ka goditur vazhdimisht.

Me litar dhe thikë

Një litar, me të cilin ishte bërë një lak, është gjetur në banjën e apartamentit, ku qëndronte edhe Ardian Prrenjasi. Policia e Tiranës pohon se vrasësi pedofil është gjetur në banjën e apartamentit, të cilin e kishte marrë me qira. “U gjet me një thikë në dorë në banjë. Pas ndërhyrjes, ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 të Policisë, ku dhe u mor në pyetje, ndërsa ekspertët shkuan në vendin e ngjarjes. Litari ishte në madhësinë e fëmijës, ndërsa laku ishte bërë për eliminimin e 11-vjeçarit”, pohojnë burimet policore.

Banorët tregojnë se Ardiani kishte shoqëri vetëm me fëmijët

Askush nuk e kishte menduar se në rrugën “Bujar Kaloshi”, në zonën e Laprakës në Tiranë, jetonte një maniak seksual, megjithëse kishte precedent penal të mëparshëm. Në një banesë dykatëshe, Ardiani kishte marrë me qira një apartament të vogël në katin e parë, përballë banesës së familjes Cami. Banorët e zonës tregojnë për “Shqip” se ai ishte mjaft enigmatik, pasi nuk zinte shoqëri me asnjë person të rritur. Të vetmit “shokë” ishin disa fëmijë të zonës, të cilët i çonte për të blerë paketa me cigare dhe disa sende të tjera, ku në fund u jepte edhe një “bakshish” të mirë. Në regjistrin e gjendjes civile ai figuron beqar, ndërsa ka si vendlindje dhe vendbanim Librazhdin, ku dhe ka lindur. Por, banorët e zonës pohojnë se ai ka jetuar muajt e fundit në zonën e Laprakës, madje ka qenë një tip mjaft i qetë dhe se është parë në shoqërinë e një vajze nga Peshkopia, disa herë më e re. Ana, një banore e zonës, thotë se “Ardiani nuk fliste me njeri, ndërsa shoqërohej vazhdimisht nga një vajzë nga Peshkopia”. Sipas saj, vajza mund të ketë qenë rreth 20 vjeçe dhe është parë shpesh në shoqërinë e 45-vjeçarit, madje edhe në apartament. “Banorët e zonës njihen kryesisht me njëri-tjetrin. Madje, në momentin që një ‘i huaj’ vjen në këtë zonë, ai vëzhgohet. Në rastin e këtij personi, ai sillej shumë ndryshe dhe nuk kishte aspak shoqëri me askënd. As në dyqanet dhe lokalet e zonës. Për çudi, ai shoqërohej vetëm me persona të mitur. U jepte lekë dhe çokollata. Nuk e kishim menduar kurrë se mund të ishte një maniak seksual. Të paktën këtë përshtypje jepte. Me familjen Cami kanë dyert përballë dhe nuk ka pasur shoqëri”, vijon Ana, teksa pohon se ndoshta ky person e ka paramenduar një veprim të tillë, duke mos krijuar shoqëri me banorë të zonës. Të tjerë banorë pohojnë se kanë pasur vetëm një përshëndetje me Ardianin, për të cilin thonë se ka qenë një tip i mbyllur. Madje, edhe Sajmir Cami, babai i 11-vjeçarit që u mor disa orë peng, tha se “komshi ynë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam, nuk dinim ç’të bënim. Çdo gjë ia lëmë në dorë policisë dhe drejtësisë”.
 

Mori peng një fëmijë, Prenjasi u dënua nga gjykata vetëm me gjobë

I dyshuari për vrasjen e Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të SHISH-it, është dënuar nga Gjykata e Tiranës vetëm me gjobë, megjithëse është gjetur fajtor për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë. Më 14 nëntor 2008, Ardian Prrenjasi është dënuar me një gjobë prej 60 mijë lekësh. Në seancë gjyqësore i pandehuri kërkoi mëshirë, ndërsa prokurori Blerim Tominaj kërkoi dënimin prej 100 mijë lekësh. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se më datë 30 prill 2008, rreth orës 04:00, i pandehuri Ardian Prrenjasi, pasi ka mbaruar punë, ka pirë alkool me dy shokë të tij deri në orën 05:00 dhe më pas ka marrë rrugën për në banesë. I pandehuri, rreth orës 11:00, pas konsumimit të alkoolit, ka ndaluar para derës së një banese private të shtetases Zeqine S., ku aty ka parë dy djem të mitur duke luajtur dhe pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallëzuesit M.A., të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë, duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij me arsyetimin se i kishte duart pis.

Kallëzuesi M.A. ia ka nxjerrë çelësat të pandehurit, pa menduar për keq, ku ky i fundit i ka kërkuar të miturit që t’i hapte derën e shtëpisë duke e ftuar atë që të hynte brenda. Kallëzuesi ka hapur derën dhe pasi janë futur brenda ai i është drejtuar M.A. duke i thëne se: “…tashmë ishte i marrë peng… se babai i tij duhej të paguante para dhe në rast të kundërt ai nuk do ta linte djalin të dilte nga banesa e tij”. Situata e krijuar ka qenë e tensionuar për të miturin, i cili i lutej të pandehurit që ta linte të lirë, ndërkohë jashtë banesës bërtiste kushëriri, pasi ai e pa që M. po vonohej. Në ato momente, i mituri shfrytëzoi rastin dhe u largua nga banesa, ku së bashku me kushëririn e tij, shkuan te familjarët e tyre dhe u treguan për ngjarjen e ndodhur e më pas shkuan në Komisariatin e Policisë Nr.3, ku bënë dhe kallëzimin përkatës.

Prokuroria filloi hetimin dhe për çudi ndaj tij nuk është marrë asnjë masë sigurimi. I pandehuri kërkoi gjykim të shkurtuar. Pas shqyrtimit, në vendimin e gjyqtares Shefkie Demiraj, shkruhej: “Gjykata çmon se ky dënim është plotësisht i justifikueshëm në raport me rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale të ‘heqjes së paligjshme të lirisë’, rrethanave të kryerjes së tyre, si dhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit Ardian Prrenjasi, e cila e bën të domosdoshëm mosizolimin e tij nga shoqëria. Gjithashtu, gjykata çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga ai, rehabilitimit të tij, si dhe parandalimit të përgjithshëm të këtyre veprave penale në shoqëri”.

Vëllai: “Ardiani të vritet, e dëbuam nga shtëpia, u dënua edhe në Greqi”

“Vëllai im meriton të vritet”. Kështu e ka dënuar Besnik Prrenjasi, veprimin e të vëllait Ardian Prrenjasit, i cili ka abuzuar seksualisht me një të mitur, ndërkohë që sot doli në dritë krimi monstruoz me 10-vjeçarin Julian Çela. Në një prononcim për mediat, Besniku rrëfen se Ardiani ka pasur probleme mendore që pas kryerjes së ushtrisë, ndërkohë që familja ka 15 vite që e ka dëbuar.

“Ardiani ka pasur probleme që pas kryerjes së ushtrisë. E kemi dëbuar nga shtëpia që prej 15 vitesh. Nuk kemi komunikuar me Ardianin. Meriton të vritet. Ai ka qenë i dënuar me 4 vite në Greqi”, shprehet i vëllai.
 

Top Channel