Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare

24/08/2026 09:38

Mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar një shtim të konsiderueshëm të fluksit të lëvizjeve në pikën kufitare të Kakavijës.

Emigrantët që kanë qenë me pushime në Shqipëri kanë nisur kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë, duke shkaktuar fluks dhe radhë në pikën më të madhe doganore me shtetin grek.

Pala shqiptare është duke punuar me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje, ndërkohë që pala greke funksionon vetëm me një sportel në hyrje, çka bën që lëvizja të jetë mjaft e ngadaltë.

Në 24 orët e fundit, shërbimet e policisë në Kakavijë kanë përpunuar 11 534 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3 932 në hyrje dhe 7 602 në dalje, si dhe 3 228 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1 046 në hyrje dhe 2 182 në dalje.

Top Channel