Massa zgjon Ferrarin

07/02/2013 15:10

Pesë xhiro dhe një kohë spektakolare nga ana e Felipe Massa në provën e parë të Ferrarit me goma të buta dhe me pak benzinë në bord.

Braziliani uli kohën në 1 minutë e 18 sekonda dhe kjo është koha e referencës për makinën F138 në testimet e Jerez deri tani. Massa ishte më i miri në paraditen e sotme me 1:17:879, më shumë se një sekondë para Rosberg me Mercedes, ndërsa Sebastian Vettel ishte 1.8 sekonda më i ngadaltë.

Gjithsesi, Vettel nuk kishte si qëllim regjistrimin e një kohe të shpejtë, por u përqendrua në realizimin e sa më shumë xhirove për të kuptuar sa më mirë makinën e re.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta