18-vjeçari: S’e dija që seksi me një 13-vjeçare ishte ilegal

26/01/2013 00:00

“Nuk e dija që marrëdhënia seksuale me një 13-vjeçare ishte e paligjshme”. Ky ishte justifikimi i një 18-vjeçari musliman i cili doli para një gjykate në Britani i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitura.

Adil Rashid, 18 vjeç u mbrojt ndaj akuzave të ngritura kundër tij duke përdorur mësimet fetare që kishte marrë, pasi kishte përfunduar studimet në një medrese.

Në fund të procesit, gjyqtari i cështjes deklaroi se 18-vjeçari ka patur dijeni se marrëdhënie me një 13-vjeçare ishte e jashtëligjshme, pavarësisht se ishte e vullnetëshme nga të dyja palët, por shtoi se për shkak të karakterit tepër pasiv të tij, dërgimi në burg më shumë do ta dëmtonte se sa do ta përmirësonte atë, ndaj gjyqtari vendosi si dënim 9 muaj nën kujdesin për të rinjtë.

Cështja u bë publike nga një mësuese e 13-vjeçares. Minorenia u kish treguar miqëve të saj se c’kishte ndodhur dhe këta të fundit mësueses së saj.

Top Channel